E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kupa, Tirana-Besa, luftë për sezonin

(www.albania-sport.com) – Besa e nis takimin me dy gola plus ndeshjen e kthimit të Kupës ndaj Tiranës në një “Qemal Stafa” të zbrazët, falë fitores së pastër 2-0 dy javë më parë në Kavajë, falë dy golave të realizuar nga Bledar Mancaku (9’) dhe Daniel Xhafaj (85’).

Tirana, kampionia ende në fuqi dhe finalistja e humbur e Kupës gjatë edicionit të kaluar (ndaj Flamurtarit), duhet të fitojë me tre gola diferencë ose të përsërisë të njëjtin rezultat (2-0) për ta çuar ndeshjen në shtesa, një mison shumë i vështirë parë dhe përformancën e varfër të 13-herë fituesve të Kupës në katër ndeshjet këtij viti.

Në kampionat, Besa e Tirana ndajnë vendet 2 e 3 midis tyre, por diferenca e pikëve të grumbulluar në përfundim të dy fazave (+5 pikë Besa) flet qartë për forcën e skuadrës kavajase të udhëhequr nga Shpëtim Duro.

Trajneri i Besës – ka në dispozicion një formacion të përgjysmuar - e parashikon të vështirë takimin edhe pse Tiranës i duhet të përmbysë një deficit prej dy golash, për tepër që kavajasit rezultojnë skuadra me mbrojtjen më të mirë (14 gola të pësuar; Tirana, 17).

Duro: “Do të jetë një luftë e vërtetë me Tiranën në ndeshjen e dytë edhe pse ne jemi në avantazh të dy golave. Gjithesi, ne do të shkojmë me synimim e vetëm për ta fituar ndeshjen”.

Falë një dysheje elitare sulmuesish Xhafaj-Sinani dhe me një rritje të shënimit të golave gjatë fazës së dytë, Duro mendon se Besa e tij i ka të gjitha mundësitë për të kaluar për të 11-n herë në gjysmëfinale e të synojnë finalen e 8-të.

Trajneri i Tiranës, Devi Muka, e ka të qartë rëndësinë e kësaj ndeshje, ku për bardheblutë luhet një sezon i tërë nga pikëpamja e trofeve, ku një dështim ndaj kavajasve do të thoshte përsëritja e sezonit 2007-2008, kur klubi me më shumë tituj në Shqipëri jo vetëm që nuk fitoi asnjë nga dy trofetë në dispozicion, por mbeti edhe jashtë zonës europiane.

Sulmuesi Arbër Abilaliaj, një lojtar i ardhur te Tirana pikërisht nga Besa - autori i golit të vetëm të Tiranës kundër Laçit (1-0), një triumf i ardhur pas dy humbjeve rresht të bardhebluve po me këtë rezultat – pohoi se kualifikimi është i hapur pavarësisht vështirësisë.

“Na duhet të shënojmë shumë shpejt dhe për më tepër të realizojmë më shumë se dy gola”, - tha për mediat, Abilaliaj, autor i pesë golave në kampionat. Në fakt, katër ndeshjet e këtij edicioni të Kupës së Shqipërisë, Tirana ka shënuar 8 gola, por ka pësuar po 8 të tillë, çka flet për një forcë të pakët realizues, boll të mendosh se 4 gola ia ka shënuar Luzit të Kategorisë së Dytë.

Në tri përballjet e këtij edicioni, dy për kampionat e një për Kupën e Shqipëirsë, dy skuadrat janë ndarë në këto rezultate: në kampionat, faza e parë: Tirana-Besa 0-0; faza e dytë Besa-Tirana 1-1; për kupë: Besa-Tirana 2-0.

Takimi Tirana-Besa (13:30 do të gjykohet nga Lorenc Jemini.

Të mërkurën, 24.02.2010
13:30 Tirana-Besa (0-2)
Gjyqtar: Lorenc Jemini

Të mërkurën, 24.02.2010
14:00 Shkumbini-Dinamo
Gjyqtar: Sokol Çekaj


RRUGA E BESES
Në rrugën drejt çerekfinaleve, në turin e parë Besa eliminoi Pogradecin e Kategorisë së Parë me dy fitore të ngushta: 3-2 në Pogradec dhe 1-0 në Kavajë. Në turin e dytë eliminoi Laçin: fitoi 0-1 në takimin e luajtur në Lezhë dhe barazoi 1-1 në ndeshjen e kthimit në Kavajë. Në ndeshjen e parë të turit të tretë Besa fitoi 2-0 me Tiranën. Takimi i kthimit do të luhet, më 24 shkurt 2010.

BESA

Pjesëmarrëse: në 52 edicione
Në çerekfinale: 22 herë
Në gjysmëfinale: 10 herë
Në finale: 7 herë
Fituese: 1 herë
Finale të humbura: 6 herë


RRUGA E TIRANES
Në rrugën drejt çerekfinaleve, Tirana kaloi Luzin në turin e parë, teksa humbi jashtë ndeshjen e parë 3-1 dhe e fitoi të dytën në kryeqytet 3-0. Në turin e dytë eliminoi Lushnjën: barazoi 2-2 në Lushnjë dhe fitoi 2-1 në Tiranë. Në ndeshjen e parë të turit të tretë Tirana humbi 2-0 me Besën në Kavajë. Takimi i kthimit do të luhet, më 24 shkurt 2010.

TIRANA
Pjesëmarrëse: në 57 edicione
Në çerekfinale: 47 herë
Në gjysmëfinale: 30 herë
Në finale: 21 herë
Fituese: 13 herë
Finale të humbura: 8 herë


Burimi: Albania-sport.com
Kliko per te na ndjekur ne Twitter

E Marte, 23 Shkurt 2010
Shto dhe ti komentin tend Emri dhe e-maili

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›