Kriza, Montobio: Po rrezikoni Europën
TIRANE- Ambasadori i Spanjës, Manuel Montobio kërkoi dje, që liderët politikë shqiptarë të ulen dhe të dialogojnë sërish, në mënyrë që të gjendet një zgjidhje, pasi po skadojnë afatet e rëndësishme për perspektivën europiane të Shqipërisë. Gjatë një interviste televizive, Montobio tha se vendi ku duhet të arrihet kompromisi është Parlamenti. Sipas tij, “ajo që rrezikon Shqipëria është arritja e standarteve të përcaktuara nga Bashkimi Europian dhe humbet mundësinë për të bërë hapa përpara në perspektivën europiane”. Montobio shprehu besimin që “të mund të arrihet në Parlament një ligj për të cilin të jetë rënë dakort nga palët mbi ngritjen dhe kompetencat e komisionit hetimor mbi zgjedhjet e kaluara, bazuar tek Kushtetuta dhe transparenca”. Ashtu siç e theksoi edhe komisioneri Fyle te premten e kaluar, mazhoranca dhe opozita janë përgjegjesë, të dyja palët pra janë të nevojshme, të domosdoshme, dhe ne i bëjmë thirrje të dyja palëve të arrijnë këtë marrëveshje”, tha Montobio.
Një ditë më parë Deputetët socialistë dhe demokratë të Parlamentit Europian u kanë kërkuar partive politike shqiptare të zgjidhin me urgjencë krizën. Në një deklaratë të fundit, drejtuesit e Grupit të Aleancës Progresive të Socialistëve dhe Demokratëve në Parlamentin Europian shprehën dje shqetësimin e tyre të thellë mbi situatën politike në Shqipëri.
Eurodeputetët theksuan se rruga për zgjidhjen e krizës politike në Shqipëri duhet gjetur urgjentisht dhe se duhen vendosur bazat e një dialogu konstruktiv mes qeverisë dhe opozitës me synimin për të forcuar procesin e integrimit europian të vendit.
Ky qëndrim i ndërkombëtarëve i shtohet deklaratave të dy ditëve të fundit të ambasadorit të OSBE-së në Tiranë, Robert Bosch dhe deklaratës së delegacionit të Parlamentit Europian, kryesuar nga Eduard Kukan që vizitoi Shqipërinë.
(S.g/balkanWeb)