E Diel, 1 Nëntor 2026

Kupa, Turi I, Luzi – Tirana 3-1Ndeshja u zhvillua në një atmosferë festive në fshatin e vogël të rrethit të Kavajës

Rrjetet sociale:

Luzi 2008 fitoi 3-1 me Tiranën në takimin e vlefshëm për ndeshjen e parë të turit të parë të Kupës së Shqipërisë, duke dhuruar edhe surprizën më të madhe të këtij turi.

Ndeshja u zhvillua në një atmosferë festive në fshatin e vogël të rrethit të Kavajës. Ndeshjen e ndoqën të dy presidentët e klubeve respektive, Lusha  i Luzit dhe Halili i Tiranës. 

Takimi nisi me një minutë heshtje në kujtim të bashkëshortit të ndjerë të donatores së Tiranës, Shefikat Ngjela, Filip Ngjela, të ndarë nga jeta në Nju Jork të Shteteve të Bashkuara.

Jetmir Sefa shënoi i pari për 13-herë fituesit e Kupës së Shqipërisë në minutën e 14-të, por pa kaluar ende dy minuta, Bejko në të 16’, barazoi për Luzin.

Fagu në minutën e 42-të dhe Gega njezët minuta më pas, në të 62’, kompletuan triumfin historik të Luzit të Kategorisë së Dytë ndaj klubit me më shumë trofe në Shqipëri, por që u paraqit në fushë me një skuadër të nivelit të dytë.

Në ndeshjen e kthimit (4 nëntor 2009), Tiranës i duhet të fitojë të paktën me dy gola diferencë, 2-0, ose me 3 gola diferencë (4-1, 5-2), në rast se finalistët e sezonit të kaluar të Kupës së Shqipërisë synojnë kualifikimin.

Gjithsesi, sido që të jetë fati i mëtejshëm i Luzit në aventurën e tij në Kupën e Shqipërisë, fitorja e bujshme 3-1 ndaj 24-herë kampioneve në Shqipëri do të mbetet në historinë e klubit simpatik, ashtu si edhe stërvitja e Kombëtares shqiptare.

Kupa e Shqiperise
Ndeshja e pare, 21.10.2009

Luzi-Tirana    3-1
Bejko 16’, 45’ Fagu, 62 Gega /14’ Sefa   

Numri i klikimeve - 4
  E Merkure, 21 Tetor 2009
 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›