Salihi ndalohet në aeroportin e Tel Avivit
TEL AVIV- Nuk ka shkuar në mënyrën më të mirë udhëtimi i Hamdi Salihit dhe skuadrës së tij Rapidit të Vjenës, drej Izraelit, në kuadër të ndeshjes së ditës së enjte për Europa Leage. Sipas asaj që bëjnë të ditur mediat austriake, sulmuesi i kombëtares shqiptare bashkë me një shok të skuadrës si dhe shefin e shtypit të Rapidit janë ndaluar në aeroportin e Tel Avivit për tu marrë në pyetje. Gjithcka lidhej me fenë e tyre myslimane dhe autoritetet izraelite në kuadër të masave antiterrorizëm, u kanë kërkuar arsyet pse këta njerëz hynin në Izrael. Ky skandal nuk është pritur mirë në kampin e Rapidit të Vjenës.
Gjithsesi përvec një vonese në aeroport dhe një mërzitje në kampin e Rapidit, kjo marrje në pyetje nuk ka shkaktuar asgjë tjetër, teksa gjithçka lidhet me procedurat e ndërlikuara të të hyrjes në Izrael.
(e.n/News24/BalkanWeb)