E Diel, 1 Nëntor 2026

Kupa, Turi I, Mamurrasi – Dinamo 2-3Kryesuesja e kampionatit të Kategorisë Superiore dominoi ndaj Mamurrasit te Kategorise se Dyte

Rrjetet sociale:

Dinamo nuk fal as në Kupën e Shqipërisë. Kryesuesja e kampionatit të Kategorisë Superiore fitoi 2-3 në transfertën me Adriatikun e Mamurrasit, ndeshje e parë e turit të parë, duke hedhur një hap të sigurt drejt kualifikimit për në turin e dytë.

13-herë fituesit e Kupës së Shqipërisë – për herë të fundit Dinamo e ka fituar atë në edicionin 2002-2003 – dominuan plotësisht takimin ndaj Mamurrasit të Kategorisë së Dytë, duke e çuar rezultatin në 0-3, falë golit hapës të Bekim Kulit dhe dygolëshit të Sebino Plakut.

Neziri me penallti në të 68’ dhe Hasani në të 87’ u dhuruan kënaqësi vendasve, duke krijuar një atmosferë të bukur në fushën modeste të Mamurrasit.
Numri i klikimeve - 5
  E Merkure, 21 Tetor 2009
 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›