Champions, sonte Real Madrid-Milan
MADRID- Real Madrid-Milan është sfida kryesore e ndeshjeve të sotme në Champions League, e cila do të vendosë përballë dy skuadrat që e kanë fituar më shumë këtë kompeticion. Madrilenët numërojnë 9 Liga Kampionesh, ndërsa kuqezinjtë qëndrojnë në vend të dytë me 7 të tilla. Për Realin do të jetë jashtë Kristiano Ronaldo i dëmtuar, ndërsa për italianët nuk do të jetë Gatuzo. “Milani është një skuadër që ka futbollistë të mëdhenj, me një eksperiencë të madhe në Champions League, - deklaroi trajneri Manuel Pelegrini. – E pashë ndeshjen me Romën dhe në pjesën e dytë ata treguan aftësi mjaft të mira kur kishin hapësira”, shtoi ai. Për Kaka, misioni i Realit duhet të jetë i qartë: të eleminojë Milanin, një skuadër që në fazat e mëvonshme të turneut bëhet shumë e rrezikshme. Në lidhje me mungesat në dy skuadrat, Kaka u përgjigj: “Bëhet fjalë për lojtarë shumë të rëndësishëm. Gatuzo është një simbol i Milanit dhe Milani humb shumë pa të në fushë, ndërsa Kristiano është shumë deciziv. Është një lojtar që bën diferencën, por Reali nuk mund të varet nga ai”.
Ndërkohë, në kampin e Milanit gjërat duken disi më të qeta pas fitores 2-1 me Romën në kampionat. Kuqezinjtë megjithatë nuk kanë fituar asnjëherë në Madrid dhe vështirë që një gjë e tillë të ndodhë sot në mbrëmje. “Të kesh kualitete individuale si Reali është e rëndësishme për një skuadër, por loja bazohet te grupi i lojtarëve, - tha trajneri Leonardo. – Reali megjithatë ka futbollistë të jashtëzakonshëm. Edhe pse dikush do të mungojë, besoj se ata kanë lojtarë që mund ta vendosin ndeshjen në çdo kohë”, u shpreh tekniku i Milanit. Italianët besojnë shumë te Ronaldinjo, që kundër Realit të Madridit ka qenë gjithnjë deciziv. Për mbrojtësin Alesandro Nesta, mbulimi i Kakasë do të jetë i vështrirë, pavarësisht sa e njohin atë lojtarët e Milanit. “E njoh shumë mirë, është shumë i shpejtë dhe ka shumë dhunti. Por, nuk mund të them se kjo përbën një avantazh për mua”, deklaroi Nesta. Pas dy ndeshjeve të para, Reali regjistron 2 fitore, ndërsa Milani 1 fitore e një humbje.
(e.n/A.Latifi/BalkanWeb)