Lacialët ndjehen optimist për ndeshjen e radhës me Interin
Romë - Lacio i jep sinjalet e para skuadrës së Interit me ndeshjen e mbrëmshme në “San Siro” kundër Milanit. Kryeqytetasit janë të gjithë optimist për vazhdimësinë e mirë të ekipit. Në një intervistë përpara takimit, drejtori sportiv i Lacios, Igli Tare, pati deklaruar se ndeshja me Milanin do të shënonte kthesën e shumëpritur. Fitorja me kuqezinjtë u bë realitet, dhe tani çelestët janë të përqendruar për një fitore në ndeshjen e radhës kundër Interit.
Ndeshja është mjaft delikate, pasi vetë skuadra e zikaltër është mjaft e vështirë për t’u kaluar nga Lacio me sukses. Gjithsesi, edhe vetë presidenti i Lacios, Klaudio Lotito, ndjehet mjaft optimist përpara takimit me kryesusesit e Serisë A.
Numri një i kryeqytetasve shprehet: “Personalisht nuk kam frikë nga asnjë ekip. Lacio ka një potencial për t’u përballur me skuadrat më të mira dhe të kërkojë në këto përballje maksimumin. Duhet të tregohemi të matur dhe të kujdesshëm për të mos bërë ndonjë hap fals”.
Në tre ndeshjet e fundit në kampionat skuadra e Lacios ka arritur të marrë vetëm një pikë, atë përballë Xhenoas. Në dy takimet e tjera ka humbur me Romën në derbi, dhe me Atalantën në transfertë.