Kupa, Vllaznia “djeg” Teutën

www.albania-sport.com - Me dy gola në harkun e pesë minutave në pjesën e dytë, sulmuesit boshnjak Sead Haxhibuliç (72’) dhe mbrojtësit lezhjan Dritan Smajli (77’), Vllaznia bëri ta pavlefshme fitoren 1-0 të Teutës në Durrës, duke siguruar për herë të 13-të një vend në finalet e e Kupës së Shqipërisë e ku në finalen e 9 majit do të gjejë Besën. Vllaznia e ka fituar gjashtë herë Kupën e Shqipërisë (e fundit në vitin 2008) dhe Besa një herë (2007).
Edhe në “Loro Boriçi”, ashtu si në Peqin, tifozeria ishte e shumtë, por ndrysha nga ajo që ndodhi në Shkumbini-Besa, ku ultrasit peqinas ndikuan në pezullimin e përkohshëm të lojës, në Shkodër ishte një konfrontim midis lojtarëve të dy ekipeve ata që detyruan gjyqtarin Lorenc Jemini ta ndërpriste atë për disa minuta.
Teuta rezistoi për 72 minuta derisa pas një asisti të mbrojtësit Smajli, sulmuesi boshnjak i huazuar nga Apolonia, Sead Haxhibuliç të shpërblente me golin e tij pagesën e lartë që merr te Vllaznia. Pas vetëm pesë minutash, ishte lezhjani Smajli, më i miri në fushë që me golin e tij i çoi shifrat e përgjithshme në 2-1 e që përveçse sollën kualifikimin e Vllaznisë, çuan në xhepat e futbollistëve edhe shumën prej 10 mijë dollarësh të vendosura si premio nga presidenti i klubit, Valter Fushaj.
Për herë të fundit, Vllaznia e ka fituar Kupën e Shqipërisë në edicionin 2007-2008, kur mposhti 2-0 Tiranën në “Ruzhdi Bizhuta” të Elbasanit, ndërkohë që ndaj Besës, ndaj të cilës ka siguruar dy (1972, 1981) nga gjashtë kupat e fituara në 12 finale të luajtura, skuadra shkodrane jo vetëm kërkon trofeun, por dhe një vend në Ligën e Europës, ku merr pjesë rregullisht në dhjetë vitet e fundit.
Duke parë statistikat e përballjeve në finale midis Vllaznisë e Besës, shkodranët janë fitues në edicionet 1971-1972 dhe 1980-1981, e natyrshëm që kanë si objektiv për ta bërë “tris” ndaj kavajasve.
BESA-VLLAZNIA
DY FINALET E MËPARSHME
1971-1972: Besa-Vllaznia 0-2, 3-4
1980-1981: Vllaznia-Besa 5-1, 1-2
RRUGA E VLLAZNISE
Në turin e parë, Vllaznia eliminoi Tomorin e Beratit: fitoi 4-0 në Berat dhe 5-1 në Shkodër. Në turin e dytë eliminoi Kamzën: fitoi 3-1 në Kamzë dhe barazoi 2-2 në “Loro Boriçi”. Në ndeshjen e parë të turit të tretë Vllaznia barazoi 0-0 Skënderbeun në Korçë, ndërkohë që në atë të kthimit fitoi thellësisht 4-0 në “Loro Boriçi”. Në gjysmëfinale, Vllaznia eliminoi Teutën: humbi 1-0 takimin e parë në Durrës dhe fitoi 2-0 ndeshjen e kthimit në Shkodër.
VLLAZNIA
Viti i themelimit: 1919
President: Valter Fushaj
Stadiumi: “Loro Boriçi”, Shkodër
Pjesëmarrëse: në 57 edicione
Në çerekfinale: 46 herë
Në gjysmëfinale: 28 herë
Në finale: 13 herë
Fituese: 6 herë
Finale të humbura: 6 herë
Finale për tu luajtur: 1 (2010)
Fituese: 1964-1965, 1971-1972, 1978-1979, 1980-1981, 1986-1987 2007-2008
Finaliste e humbur: 1965-1966, 1967-1968, 1969-1970, 1985-1986 1998-1999, 2005-2006
Gjysmëfinaliste: 1951, 1951, 1957, 1973-1974, 1976-1977, 1977-1978, 1984-1985, 1987-1988, 1989-1990, 1992-1993, 1997-1978 , 2000-2001, 2002-2003, 2003-2004, 2004-2005, 2008-2009, 2009-2010
Burimi: Albania-sport.com
Kliko per te na ndjekur ne Twitter
E Merkure, 07 Prill 2010
Shto dhe ti komentin tend Emri dhe e-maili