E Shtunë, 31 Tetor 2026

Romel Begaj, nënkampione e Europës

www.albania-sport.com - Romela Beqaj shkroi një tjetër faqe të lavdishme të peshëngritjes shqiptare në arenën ndërkombëtare, teksa 23-vjeçarja, vendi i gjashtë në Lojërat Olimpike “Pekin 2008”, u shpall nënkampione e trefishtë e Europës në peshën 58 kg, duke fituar tri medalje të argjendta në Kampionatin Europian të Peshëngritjes në Minsk të Bjellorusisë (5-11 prill), ku marrin pjesë rreth 300 shtangistë nga 37 vende të Europës.

Begaj, një ish-artiste cirku, e cila kishte fituar medalje argjendi edhe në kampionatin europian të Liganos në Itali (2008), duke ngritur në total 212 kg, ngriti në dygarësh në Pallatin e Sportit të Minskut, 207 kg, ndërkohë që fituesja e vendit të parë, bjellorusja Natasia Novikava ngriti në total 238 kg, duke vendosur rekord të ri europian.

Shtangistja Begaj, e vetmja femër që përfaqëson Shqipërinë në delegacionin prej katër sportistësh, së bashku edhe me Erkand Qerimajn (77 kg), Endri Karina (95 kg) dhe Ervis Tabaku (95 kg), la pas polake Marieta Gotfid, që nga ana e saj ngriti në total 206 kg.

Peshëngritësja Begaj, e cila trajnohet nga Hektor Shaqiri, e që merr pjesë në një garë ndërkombëtare nga viti 2005, qysh kur fitoi medaljen e argjendtë në Kampionatin Europian për të Rinj në Trencin të Sllovakisë, ngriti në shkëputje pas 96 kg (argjend), duke realizuar tre prova të suksesshme, ndërkohë që në shtytje e fiksoi shtangën në 111 kg (argjend) dhe në dygarësh, 207 kg (po argjend).

Rezultatet e Romelës janë identike me ato që ajo arriti në Europianin e Bukureshtit në vitin 2009, kur dhe atje, ashtu si në Minsk, sportistja jonë fiksoi shtangën 96 kg në shkëputje, 111 kg në shtytje dhe 2007 kg në total, duke fituar respektivisht medaljen e artë, të bronzit dhe në dygarësh të bronzit.

Në fakt, rezultati i Romela Begajt, është një rezultat më i mirë se ai në Kampionatin Europian në Francë (2007), kur ngriti në total 206 kg, por në raport me Europianin e Liganos, peshëngritësja shqiptare me e suksesshme, ngriti 212 kg. Në Europianin e Bukureshtit (2009), Romela Begaj ngriti në dygarësh 207 kg.

Në datën 8 prill është radha e një emri tjetër të njohur të shtangës, Erkand Qerimaj të garojë në peshën 77 kg, ndërkohë që më 10 prill në pedanë do të jenë Endri Karina dhe Ervis Tabaku, që të dy në peshën deri në 95 kg.


Burimi: Albania-sport.com
Kliko per te na ndjekur ne Twitter

E Merkure, 07 Prill 2010
Shto dhe ti komentin tend Emri dhe e-maili

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›