Kupa e Afrikës nis me surpriza
Në ndeshjen e hapjes midis Angolës dhe Malit (para fillimit të së cilës u mbajt një minutë heshtje absolute në nderim të viktimave të sulmit me armë mbi kombëtaren e Togos), ishin vendasit ata që udhëhoqën 4-0 deri në minutën e 75-të. Por Mali i befasoi të gjithë, duke barazuar rezultatin në 4-4.Edhe dita e sotme nuk ka kaluar pa surpriza të pakëndshme për ekipet pretendente. Algjeria, një nga skuadrat më të favorizuara për të fituar trofenë, ka pësuar një humbje të thellë 3-0 ndaj modestëve të Malauit. Gjithashtu, edhe Bregu i Fildishtë ka zhgënjyer, duke mos marrë më tepër se një barazim pa gola në takimin me Burkina Fason.Përballja midis Ganës dhe Togos nuk është zhvilluar, për shkak se kombëtarja togoleze u tërhoq, pas tragjedisë së ditës së premte. Nesër në orën 17:00 do të luhet ndeshja midis Egjiptit dhe Nigerisë, e vlefshme për grupin C.