E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bunjaku, i gatshëm për përgatitje

Nga Express më 21 qershor 2011 në ora 11:56

Albert Bunjaku e ka lënë prapa krahëve lëndimin e rëndë në gju, të cilin e pësoi në pjesën e dytë të vitit që shkoi. Sulmuesi kosovar ndihet i gatshëm për përgatitjet para sezonale me Nurnbergun, të cilat do të fillojnë të dielën.

Deri tash, 26 vjeçari ka ushtruar i vetëm, ndërsa këto ditë do t’i bashkohet ekipit. Përfaqësuesi zviceran ndien se lëndimi tashmë i takon të së shkuarës. “Ndihem mirë, kam punuar fort për këtë. Momentalisht jam më i gatshëm se të tjerët”, deklaroi Bunjaku për uebfaqen nordbayern.de.

Bunjaku dëshiron ta vazhdojë karrierën në nivele të larta. Ai po mundohet ta fitojë kontratën e re, edhe pse nuk luajti për një kohë të gjatë. Kjo do të ndodh vetëm nëse ai do të kthehet shpejt në skuadër.

Trajneri Dieter Hecking është skeptik se Bunjaku mund ta gjejë shpejt formën e dikurshme, por futbollisti gjilanas ka vullnet dhe përkushtim që sa më shpejtë të rikthehet në formacionin bazë të Nurnbergut.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›