Anglia nuk leshon Capello-n

Fabio Capello nuk do të jetë trajneri i ardhshëm i Interit, raportojnë mediat italiane.
Football Association nuk ka dhënë dritën jeshile për operacionin e ndërmarrë nga lidershipi i klubit zikaltër.
Capello, aktualisht me pushime, do të vazhdojë të jetë trajneri i Anglisë pasi kampionati evropian i futbollit po afron.
Kjo përbën një goditje tjetër për klubin italian, që ka mbetur pa trainer që nga largimi i brazilianit Leonardo, që është transferuar në pankinën e Paris Saint German.