E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kupa e Amerikes Brazili perballe Venezueles

Brazili vazhdon përgatitjet në prag të ndeshjes së parë të Kupës së Amerikës që do të luajë kundër Venezuelës më 3 korrik. Pesë herë kampionët e Botës ndodhen në Argjentinë, ku trajneri Mano Menezes ka në dispozicion të 22 lojtarët e tij, përfshirë Paul Henrique Ganso dhe Alexandre Pato që janë rikuperuar plotësisht nga dëmtimet. Me një një skuadër të plotë, Brazili kërkon të ruajë titullin kampion të Amerikës së Jugut, por sipas mbrojtësit të Milanit Tiago Silva ky objektiv nuk do të jetë aspak i lehtë.

"Sot futbolli nuk është si përpara 20 vjetësh, ku Brazili hynte në fushë dhe fitonte 4 apo 5 me zero. Tani është ndryshe, të gjithë kundërsjtarët janë të fortë dhe mund të krijojnë shumë probleme në ndeshje”, ka thënë futbollisti brazilian.
Brazili do të luajë në grupin B kundër Paraguait, Venezuelës dhe Ekuadorit, por rivalët kryesor i skuadrës së Menesez janë organizatorët e Argjentinës të udhëhequr nga lojtari më i mirë i momentit Lionel Messi.

"Të gjithë futbollistët argjentinas janë të sigurtë se do të fitojnë Kupën, pasi kanë një skuadër të organizuar mirë. Kështu, Argjentina është dhe rivalja jojë kryesore në këtë kompeticion”, ka përfunduar mbrojtësi i Milanit.

Përveçse është turneu i parë për trajnerin Mano Menesez, Kupa e Amerikës është shumë e rëndësishme për Brazilin, i cili ndryshe nga skuadrat e tjera nuk do të luajë në eliminatoret e Botërorit 2014.

Nertan Prifti

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›