E Shtunë, 31 Tetor 2026

Egjipt policia perleshet me protestuesit ne qender te Kajros

Përleshjet gjatë natës mes protestuesve dhe policisë vazhduan edhe pas lindjes së diellit në Kajro. Sheshi Tahrir krthehet sërish në  shesh proteatsh të dhunshme. Nga vendgjarja  thuhet se të paktën 14 persona janë plagosur ndërsa protestuesit qëlluan me gurë e policët u kundërpërgjigjën me gaz lotsjellës.

Përleshjet  shpërthyen  të martën vonë aty ku familjarët e  disa prej më shumë se 840 të vrarëve në kryengritjet që sollën përmbysjen e Hosni Mubarakut ishin mbledhur për të nderuar viktimat. Ministria e Brendshme fajësoi  një grup që sipas tyre ka tentuar të pengoj ngjarjen dhe të nxisë trazira.

Demonstruesit në sheshin Tahrir kërkuan që gjyqet kundër ish-zyrtarëve të lartë të përshpejtohen. Ata akuzuan forcat e rendit se veprojnë në të njëjtën mënyrë si gjatë regjimit të Mubarakut. Policë me veshje dhe me mburoja bllokuar protestuesit nga marshimi drejt ministrisë. Kjo ishte protesta e parë e dhunshme pas disa javësh në Sheshin Tahrir, qendra e revoltës që i dha fund regjimit të Mubarakut.

Delina Bitraku
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›