E Shtunë, 31 Tetor 2026

Spekulimet per shendetin e Chavez publikohen imazhet e reja

Foto të reja dhe video të Presidentit Hugo Chavez janë transmetuar në televizionin shtetëror kubanez, ndërsa spekulimet në lidhje me gjendjen e tij shëndetsore ende vazhdojnë. Imazhet e reja tregojnë Chavez me veshje sportive me ngjyrat e flamurit Venezuelës, duke biseduar gjallërisht me Fidel Castro.

Sipas TV kuban thuhet se imazhet janë filmuar të martën e takimi u përshhrua si “vëllazëror", ndërsa munguan detajet për gjendjen e presidentit të Venezuelës. Mendohet se Fidel dhe Raul Kastro kanë vizituar Chavezin në spital.

Le të shërbejnë këto imazhe për t’i sjellë paqe popullit të Venezuelës në lidhje me shëndetin e presidentit Chavez ", komentoi Ministri i Communications Andres Izarra për TV shtetëror venezuelian.

Mungesë të papritur e Chavez ka nxitur debatet mbi delegimin e pushtetit  ekzekutiv. Zyrtarët e Venezuelës kanë thënë se operacioni ishte për një abses, por ka pasur spekulime në shtyp se gjendja e presidentit mund të jetë më serioze.

Delina Bitraku

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›