Wimbledon Sharapova kualifikohet per gjysmefinale

Maria Sharapova vazhdon rrugën drejt triumfit në Wimbledon për femra, pasi ka arritur gjysmëfinalet e turneut prestigjoz të tenisit botëror. Rusja, e cila mban vendin e pestë në renditjen botërore mundi lehtësit në dy setet (6-1, 6-1) tenisten sllovake Dominika Cibulkova.
Sharapova do të tregonte një formë të shkëlqyer, duke e mbyllur ndeshjen në pak më shumë se një orë, ndërsa pas këtij suksesi ajo ka konfirmuar veten si favorite kryesore për të fituar titullin kampion, ndërsa trofeu i fundit i saj në këtë turne është regjistruar në vitin 2004. Kuotat e tenistes ruse në Wimbledon e këtij viti janë rritur edhe pas eliminimit të favoriteve të tjera si Caroline Worzniacki apo Serena Williams.
Në gjysmëfinale, Maria Sharapova do të përballet me gjermanen Sabine Lisicki, e cila ka siguruar një biletë mes katër më të mirave, pas suksesit në ndeshjen e saj kundër tensites franceze Marion Bartoli. 23-vjeçarja triumfoi 2-1 me stete (6-4, 6-7, 6-1), duke u bërë tenistja e parë gjermane që arrin gjysmëfinalet e Wimbledon që nga viti 1999.
Në gjysmëfinalen tjetër të turneut prestigjoz të Londrës do të përballen Petra Kvitova dhe Victoria Azarenka. Tenistja çeke mundi 2-1 me sete bullgaren Tsvetana Pironkova, ndërsa tenistja bjelloruse fitoi lehtësit 2-0 ndaj austriakes Tamira Paszek.
Nertan Prifti