E Shtunë, 31 Tetor 2026

Salihi çon Ried në Kupën UEFA

- Salihi me golin e tij i dhuroi fitoren e cmuar Ried në ballafaqimin shtëpiak me Austrinë e Vienës (1-0) në javën e 35-të të Bundesligës austriake. Skuadra e shqiptarit bëri një hap të sigurt drejt Kupës UEFA, pasi ndodhet në vendin e dytë.Hamdi Salihi shënoi në minutën e 57 pas një harkimi të Sebastisan Martinez. Në javën e fundit, Ried do të luajë kundër GAK. Shqiptari tjetër Emin Sulimani luajti deri në 90, kur zëvendsua për arsye taktike nga trajneri Kraft.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›