E Shtunë, 31 Tetor 2026

Wikileaks priten publikime per konto bankare

Një ish bankier zviceran i dorëzoi faqes së internetit WikiLeaks mijra dokumente që përmbajnë hollësi rreth politikanëve dhe kompanive shumëkombëshe të cilët përdorin lehtësitë bankare për t’ju shmangur taksave. Bankieri Rudolf Elmer ia dorëzoi disqet me informacionin e fshehtë themeluesit të WikiLeaks Xhulian Asanzh, i cili tha se faqja e tij e internetit do t’i publikojë të dhënat pasi t’i ketë verifikuar ato.

Dorëzimi i disqeve u bë në klubin Frontline të Londrës. Asanzh tha se do të duhen javë para se informacioni të verifikohet dhe të publikohet dhe se ekipi i tij mund t’ia japë një pjesë të të dhënave Zyrës Britanike për Krimet e Rënda. Elmer filloi t’i mbledhë informacionet kur punonte në një degë të bankës së njohur zvicerane “Julius Baer” në ishullin Kejmën. Tani ai nuk punon më për bankën por tha se të dhënat, kanë lidhje me rreth 2 mijë klientë. Ligjet e fshehtësisë bankare që zbaton Zvicra, tha ai, po e dëmtojnë shoqërinë.

Delina Bitraku

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›