E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kupa e Italise Interi mposht Romen

Interi ka mundur Romën në gjysmëfinalen e parë të Kupës së Italisë 0-1 në takimin e parë të zhvilluar në Olimpiko.

Dy skuadrat që kanë humbur objektivat e tyre të kampionatit janë përballur në këtë gjysmëfinale për objektivin e mbetur të këtij sezoni.

Stankovic shënon në minutat e para të takimit, por për gjyqtarin nuk është i rregullt goli për një faull të mesfushorit zikaltër ndaj Huan, gjithsesi është sërish mesfushori serb, Dejan Stankovic i cili nga distanca në mbyllje të pjesë së parë shënon golin e avantazhit që vendosi gjithcka.

Me kalimin e minutave në pjesën e dytë skuadra e Montelës ishte e pafuqishme të reagonte e dukej e dorëzuar përballë Interit që gjithsesi me këtë rezultat të parë duket më i avantazhuar për të kaluar më tej.

Ndeshja e kthimit mes këtyre dy skuadrave do të zhvillohet më 11 maj.

Ndërkohë ndeshja tjetër gjysmëfinale do të luhet ditën e e mërkurë më 20 prill mes Milanit dhe Palermos, ndërkohë që ndeshja e kthimit mes tyre do të luhet më 10 maj.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›