E Shtunë, 31 Tetor 2026

Saga e klasikevedel libri “Murinjo vsGuardiola”

SPANJE- Përballjet mes Realit dhe Barcelonës janë kthyer në një sagë të vërtetë, aq sa edhe tifozët më të zjarrtë të futbollit nuk e kishin menduar se do të shihnin 4 klasike në harkun e 18 ditëve. E para tashmë ka ikur, ndërsa tre të tjerat lënë të shpresosh për shumë spektakël dhe rivalitet. Por, kjo ndeshje është një përballje jo vetëm e dy shkollave të ndryshme të futbollit, e dy krahinave të ndryshme të Spanjës dhe e dy skuadrave të mëdha, por edhe një përballje mes dy trajnerëve, Zhoze Murinjo e Pep Guardiola. Huan Karlos Kubeiro, ka shkruar librin “Murinjo kundër Guardiolës”, në të cilin shpjegon ndasitë mes dy trajnerëve si edhe karakteristikat e tyre. “Të dy përdorin një metodë shkencore dhe Murinjo kombinon universtitetin me sportin, - thotë Kubeiro. – E ëma e tij ka qenë një profesore universiteti, ndërsa ajo çfarë ai aplikon në stërvitje, do të ndodhë patjetër në fushë. Murinjo dhe asistentët e tij i evitojnë gjërat që nuk duhet të ndodhin”, thotë më tej autori i librit. Kubeiro analizon edhe Pep Guardiolën, që mori drejtimin e Barcelonës në vitin 2008, pas largimit të Frenki Rajkard, duke fituar 2 tituj kampionë dhe një Champions League. “Guardiola punon shumë me gjendjen psikologjike, - thotë Kubeiro. – Ai përpiqet të largojë euforinë dhe t’i fokusojë futbollistët në ndeshje. Lojtarët e tij e dinë shumë mirë sesi të luajnë së bashku, ndërsa stili i famshëm tiki-taka është duket i aplikuar më së miri”. Më tej, autori i librit flet edhe për sukseset. “Murinjo është më i suksesshëm në sezonin e dytë dhe këtë e dimë të gjithë. Ai ka ndërtuar një skuadër me një stil loje të përqendruar te Ronaldo, ndërsa Guardiola e ka të shpërndarë përgjegjësinë në shumë futbollistë”, thotë më tej Kubeiro. Ai shton se vitin e ardhshëm mund të shihen dy skuadrat më të mira të historisë, duke parë se skuadrat e Murinjos janë gjithnjë më mirë në sezonin e dytë.
(m.a/A. Latifi/BalkanWeb)

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›