Real-Barcelona, “lufta”e Murinjos me barin
SPANJE- Reali dhe Barcelona do të përballen të mërkurën në mbrëmje në klasiken e dytë pas asaj të së shtunës, këtë herë në finalen e Kupës së Mbretit. Por, nga njëmijë e një arsyet që mund të sillnin polemika, ajo e sotmja ka qenë vërtet për t’u habitur. Mediat kanë zbuluar trukun e Zhoze Murinjos për të ndalur qarkullimin e topit nga Barcelona dhe që lidhet me lartësinë e barit në “Santiago Bernabeu”. Murinjo kishte urdhëruar kopshtarët e këtij impianti që të mos e prisnin barin në javën para klasikes, pasi kjo do të pengonte më shumë lojtarët e Barçës në qarkullimin e topit. Ndoshta nga tribuna e shtypit ishte disi e vështirë të dallohej, por është fakt që topat në fushën e stadiumit madrilen linin një gjurmë skish, të ngjashme me barkat e vogla në det. Në fund të takimit, lojtarët katalanas janë ankuar me sarkazëm: “Në Valencia do të marr me vete kositësen e barit”, tha Dani Alvesh. Në fakt, lojtarët e Barcelonës e patën kuptuar këtë që në momentin që po bënin nxemjen, ndërkohë që pavarësisht kësaj, katalanasit e dominuan 76 % me 24 % ndeshjen në “pyllin” e “Bernabeut”. Strategjia nuk është e re për Murinjon, pasi ai e kishte bërë këtë edhe në vitin 2006, në “Stamford Bridge”, kur Barcelona luante me Çelsin në të tetat e finales së Champions League. Fusha ishte lënë si “pyll” për të shqetësuar spanjollët, por në të vërtetë eksperimenti dështoi, pasi Barcelona fitoi 2-1. Ai e përsëriti këtë edhe me Interin një vit më parë, kur ndeshej me Barçën në gjysmëfinale të Ligës së Kampioneve dhe fitoi 3-1.
Truku
Po cili ishte qëllimi i trukut të Murinjos? Në fakt, në një bar të lartë, topat është më e vështirë të qarkullojnë dhe për një skuadër si Barcelona që e qarkullon topin gjithnjë ngjitur me tokën, është një problem i madh. Jo më kot mesfushorët e saj bënë një sasi të pazakontë pasimesh të gabuara. Të dielën, Barcelona i ka kërkuar Federatës, që organizon finalen e Kupës së Mbretit në Valencia, që bari të jetë i lartë sa në ndeshjet e kombëtares. Ndërkohë, Cessver, përgjegjësi i kopshtarëve të stadiumit “Mestaja” ka siguruar: “Nga e diela deri të mërkurën në mbrëmje, kositjet e parashikuara janë shtatë. Bari në fushë do të jetë i lartë 25 milimetra, pas së cilave procedohet me kositje”. E në fakt, të shtunën në Bernabeu milimetrat kanë qenë 100, pra bari ishte 4 herë më i lartë se normalja. Për ndeshjen e së mërkurës në Valencia asgjë nuk mbaron këtu. Në këtë qytet është parashikuar të bjerë shi dhe nëse kjo do të ndodhë, në 20.35 të mbrëmjes, pra 55 minuta para nisjes së sfidës, do të bëhet një kositje e lehtë e barit. Një lajm që është pritur me entuziazëm në Barcelonë dhe me një indiferentizëm në Madrid. Të shtunën, katalanasit luajtën me një bar të lartë rreth 10 centimetra, pra 4 fishi i lartësisë normale.
(m.a/A. Latifi/BalkanWeb)