E Shtunë, 31 Tetor 2026

Interi fiton në Olimpico

Zikaltërit kanë shënuar fitore minimale në Stadiumin Olimpik të kryeqytetit italian duke mposhtur Romën para tifozëve të saj.


Takimi i parë gjysmëfinal i Kupës së Italisë përfundoi me rezultat 1-0 në favor të Interit.

Mesfushori serb Dejan Stankovic mori topin nga Cambiasso dhe nga një distancë prej afro 23 metrash mposhti portierin Doni në fund të pjesës së parë.

Romakët nuk arritën që në pjesën e dytë të bënin diçka për ta ndryshuar rezultatin, kështu që takimi përfundoi me fitoren e mysafirëve.

Ky rezultat e favorizon Interin që ndeshjen kthyese e zhvillon në Giuseppe Meazza, kështu që zikaltërit kanë gjasa më të mira se Roma për të fituar një trofe këtë sezon. Por nuk duhet harruar se në finale mund të luajë me Milanin, nëse kuqezinjtë eliminojnë Palermon.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›