E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kupa e Italisë, Roma në finale. Në 5 maj përballja me Inter

Roma ka arritur te kualifikohet per ne finalen e Kupes se Italise megjithese eshte mundur 1-0 nga Udineze ne ndeshjen e kthimit. Fitorja 2-0 ne sfiden e pare ka bere qe skuadra e drejtuar nga Klaudio Ranieri te mbetet ne gare per nje tjeter trofe ne kete sezon, te cilin do ta diskutoje me Interin ne finalen e 5 majit.

Me mendjen te titulli kampion, Roma nuk ka mundur te dale ne lojen e saj dhe ka vuajtur gjate gjithe takimit presionin e Udinezes. Megjithe perpjekjet per te shenuar rezultati do te mbetej i pandryshuar deri ne minuten e 81-te te takimit.
Sanchez do te godiste sakte duke kaluar skuadren e tij ne avantazh. Minutat e fundit te takimit do te ishin me te veshtira per Romen, e cila do te mbetej me dhjete lojtare, pas dalejs me karton te kuq te Kasetit.

Gjithsesi, te besuarit e Ranierit do te mbroheshin mire dhe ne fund do te arrinin te siguronin nje bilete per ne finalen e Kupes se Italise.

Ne kete menyre, pas gares per titullin kampion skuadra verdhekuqe do te kete nje tjeter perballje me Interin per trofeun e dyte per nga rendesia ne futbollin Italian.

Nertan Prifti

< I mëparshmi

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›