E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pak gjasa për fenomenet "El ninjo" dhe "La ninja" gjatë 2013

GJENEVË- Fenomeni klimatik "El Ninjo" ose "La Ninja" në Oqeanin Paqësor nuk ka shumë të ngjarë të ndodhë gjatë vitit 2013, u shpreh sot Organizata Botërore Meteorologjike, një agjenci e OKB-së.

Sipas parashikimeve, kushtet e motit priten të jenë neutrale gjatë gjithë vitit, megjithëse ekziston një mundësi e vogël të ndodhë fenomeni klimatik "El Ninjo" ose "La Ninja".

"Temperatura e oqeanit, presioni atmosferik në nivelin e ujit dhe numri i reve, na lejojnë të parashikojmë se mundësitë që të ndodhin këto fenomene janë të pakta", citon organizata.

Këto dy fenomene klimatike kanë ndikim të madh në tokë. "El Ninjo" ndodh një herë në shtë vjet, me dobësimin e erërave tropikale mbi Paqësor. Kjo shkakton shira të mëdha, përmbytje dhe rrëshkitje toke në perëndim të Amerikës së Jugut. Fenomeni shoqërohet me një thatësirë në perëndim të Paqësorit. Ky fenomen ndodhi për erë të fundit nga qershori 2009 në maj 2010.

"El Ninjo" ndiqet përgjithësisht nga fenomeni "La Ninja", që sjell temperatura të ulëta në ujrat e Paqësorit qendror tropikal. Fenomeni ndodhi për herë të fundit në prill të vitit 2012.
(e.m/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›