Shperthim tritoli ne oborrin e kryetarit te komunes Postribe

Një shpërthim i fuqishëm ka tronditur në orët e para të mëngjesit banesën e kryetarit të komunës Postribë të Shkodrës Faz Shabaj 64 vjec .
Sipas policisë lënda plasëse ishte vendosur mbi sipërfaqen e tokës dhe si pasojë e këtij shpërthimi është dëmtuar pjesërisht mjeti i djalit të tij E. Shabaj, i cili ishte i parkuar në oborrin e banesës.
Ndërkohë policia vijon hetimet për identifikimin e autorëve dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Faz Shabaj udhëheq këtë komunë të Qarkut Shkodër që prej vitit 1992 dhe aktualisht shërben në mandatin e tij të gjashtë, si përfaqësues i Partisë Demokratike.