E Shtunë, 31 Tetor 2026

Prokuroria kerkon prova per Begzim Isen ne Prizren

Prokuroria për Krime të Rënda zbarkon në qytetin e Prizrenit për llogari të dosjes hetimore ndaj Begzim Isës, mbi të cilin rendon akuza e “trafikut të fëmijëve”...
20 vjeçari nga Orgjosti i Kukësit, ka kryer Shkollën e Mesme Mjekësore në qytetin e Prizrenit dhe hetuesit po kërkojnë për lidhjet e tija shoqërore, adresën e banimit dhe aktivitetin e tij gjatë kohës së lirë dhe studimit...

Burimet e “ABC News” theksojnë, se një grup hetuesit të prokurorisë dhe policisë së Kukësit, kanë kryer një sërë verifikimesh në Prizren, duke marr në pyetje profesoret e 20 vjeçarit, shokët me të cilët shoqërohej dhe të zotin e shtëpisë, ku nxënësi i shkollës së mesme ka banuar...Por, zyrtaret e akuzës per arsye te sekretiti hetimor, nuk japin detaje për rezultatin e hetimeve te kryera ne Kosove...

Hetuesit shqiptar, gjatë takimit me policinë dhe prokurorinë e Kosovës, janë njohur njëkohësisht edhe me tre rastet e tentim rrëmbimit të fëmijëve në qarkun e Prizrenit dhe Gjakovës....këto raste, sipas hetuesve, rezultojnë të kenë ndodhur pas zhdukjes së Bleona Matës.

Sipas prokurorisë, Begzim Isa në dy raste ka tentuar të rrëmbej voglushin 8 vjeçar A.F. për të cilin edhe u arrestua...fillimisht, në mesin e muajit mars, 20vjeçari Isa ka rrëmbyer për krahu 8 vjeçarit dhe e ka zbrit posht fshatit në afërsi të rruges kryesore, ku fëmija ka filluar të bërtas dhe ai e ka lëshuar...ndërkohë, 

dy javë më pas, në fillim të muajit Prill përsëri Isa ka marr voglushin kundër dëshires së tij, por kanë qenë shokët të miturit që kanë njoftuar familjarët dhe Isa e ka lënë të lirë 8 vjeçarin pasi ka parë që po ndiqej nga prindërit e vogelushit...

Sipas prokurorisë, nësë provohet që Isa ka rrëmbyer edhe Bleona Matën rrezikon të dënohet me burgim të përjetshëm. 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›