E Shtunë, 31 Tetor 2026

OSBE apel per dialog Berisha- Rama

OSBE apelon serish per dialog ne vend pas trazirave te 21 janarit. Ne nje deklarate per shtyp kryesia  lituaneze e OSBE-së nxit  bisedimet mes kryetarit te qeverisë dhe atij të opozitës. Zëvendësministri i Punëve të Jashtme të Lituanisë, u bëri thirrje paleve që të rifillojnë sa më shpejt dialogun politik  konstruktiv dhe të heqin dorë nga organizimi i demonstratave në ditët e ardhshme, për të shmangur kështu rritjen e tensionit.

Ai mesohet te kete pasur biseda telefonike me kryeministrin Berisha dhe kryetarin e Partisë Socialiste, Edi Rama. OSBE thekson, se ruajtja e rendit publik dhe shtetit të së drejtës është e nevojshme për të mbrojtur të drejtat e qytetarëve, ndersa retorika politike e ashpër në publik vetëm sa do të përkeqësonte gjendjen.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›