Çelsi, fitore me zemër

Kampioni në fuqi i Anglisë Çelsi arriti të përmbysë shifrat duke fituar në fund ndaj kryesuesve të premier liges Mançester United me rezultatin 2-1. Në një takim të pasur plot me emocione që nga minuta e parë deri tek e fundit, të dy skuadrat konfirmuan që janë aktore kryesorë jo vetëm të kampionatit anglez, por edhe të atij europian. Pas 10 minutave të para me protagonistë vendasit, ishin djajtë e kuq që zhbllokuan rezultatin në minutën e 29 me Uejn Runin. Blutë kishin mundësinë e barazimit 5 minuta nga përfundimi i pjesës së parë, por Ivanovic u tregua i pavendosur përpara portës. Pjesa e dytë shfaqi një tablo ndryshe me një dominim të qartë nga ana e londinezeve ku edhe njëherë trajneri Anceloti tregoi aftësinë e tij për të marrë maksimumin në momentet më delikate. Në minutën e 54 pas një krosimi të Esjen dhe të shërbyer nga e majta nga Ivanovic, ishte David Luiz që barazoi shifrat duke shënuar golin e parë me fanellën e Çelsit. Në minutën e 78 Smallin pengoi në zone Zhirkov ndërsa Lampard ktheu në gol penalltinë e marrë nga Rusi. Pikërisht Zhirkov 6 minuta më vonë mund ta kishte çuar rezultatin në 3-1 nëse gjuajta e tij dhe e devijuar nga Vidic nuk do të kishte prekur shtyllën. Me këtë fitore blutë me një ndeshje më pak, kalojnë në vend të katërt duke kaluar Totenhemin ndërsa afrohen me 12 pikë nga kryesuesit e Mancester United Ashtu si një vit më parë kur largoi nga skena Liverpulin, Reding bëhet përsëri protagoniste në fa cup duke eliminuar një tjetër skuadër të premier liges. Formacioni i championship eliminoi në një të tetat e kupës së Anglisë 1-0 emërton, i cili pikërisht një tur më parë kishte eliminuar mbajtësin në fuqi të këtij trofeu Çelsin. Goli i vetëm i takimit u shënua në minutën e 26 nga mbrojtësi Mat Mills. Në çerekfinale Reding do të përballet me fituesin e çiftit Manchester City ? Aston Vila.
Shpërndaje