Trajnerët gjermanë shohin Bajernin kampion
Berlin - Të 18 trajnerët që drejtojnë skuadrat e Bundesligës gjermane parashikojnë skuadrën e Bajernit të Mynihut si kampione për sezon 2008-2009. Në një deklaratë për agjencinë DPA, ata janë shprehur njëzëri se skuadra e drejtuar nga Jurgen Klisman do të triumfojë në fund të sezonit. Bajerni ndodhet në vendin e parë me 35 pikë së bashku me skuadrën “e vogël” të Hofenheimit.
“Mendoj që Hofenheimi do ta lëshojë kreun sa më shumë që të afrohet fundi i kampionatit, -deklaron Klisman, trajneri i Bajernit. Verder Bremeni besoj që do të rikuperojë shumë në këtë fazë të dytë. Nëse ne do të jemi të përqëndruar do të shpallemi sërish ne kampionë”.
Skuadra e Hofenheimit, e drejtuar nga Ralf Ranjiç, do ta ketë të vështirë këtë fazë, pasi nuk do të ketë as shërbimet e futbollistit të saj kryesor, Vedad Ibseviç. Boshnjaku do të qëndrojë jashtë fushave të lojës deri në përfundim të këtij sezoni pas operacionit të kryer në ligamentet e këputura.