Kryesuesit e Hofenheimit aktiv në këtë merkato
Skuadra kryesuese në kampionatin gjerman, Hofenheimi, është duke shqyrtuar disa alternativa për të afruar futbollistë të rinj. Hofenheimi, i ardhur këtë vit nga Bundesliga 2, ka çuditur gjithë Europën duke arritur të renditet në vendin e parë në Gjermani pas mbarimit të fazës së parë.
Sipas të përditshmes franceze L’Equipe, kjo skuadër është e interesuar për futbollistin e Standardit të Liezhit, serbin Milan Jovanoviç. Kryesuesit e Gjermanisë janë të interesuar edhe për futbollistin austriak të Salsburgut, Mark Janko. Për austriakun është e interesuar edhe skuadra e Palermos në kampionatin italian.
Hofenheimi e mbylli vitin 2008 në krye të Bundesligës me 25 pikë, po aq sa ka edhe Bajerni i Mynihut, por me golavorazh më të ulët.