Liga e Kampioneve Murinjo, pak fjalë dhe shumë ironi para Rubinit
Autori i Lajmit: Redaksia
MILANO - Hoze Murinjo është paraqitur me statusin e të fyerit dhe me një presion të madh në dukje, në prag të sfidës së të mërkurës kundër Rubin Kazanit, decizive për fatet e Interit në Champions League. Portugezi ka refuzuar tu përgjigjet me argumente të shumta pyetjeve të gazetarëve, ndërsa ka mbajtur gjithçka “top-sekret” edhe për sa i përket formacionit. Interi do të luajë sot ndeshjen më të rëndësishme të fazës në grupe, pasi i duhet të fitojë për tu kualifikuar, ose të barazojë 0-0 apo 1-1 në rast se Dinamo e Kievit nuk arrin të marrë 3 pikët ndaj Barcelonës. Trajneri i Interit nuk ka dashur ta zbulojë formacionin me të cilin do të luajë në takimin e sotëm, ndeshje në të cilën Inter duhet ta sigurojë pjesëmarrjen e vet në fazën e ardhshme eliminuese. Fitorja ndaj kampionit të Rusisë sigurisht se i siguron pjesëmarrjen e mëtejme Interit, por ekziston mundësia që kampioni i Serie A të kalojë në fazën e ardhshme edhe me barazim. Megjithatë Murinjo dëshiron vetëm fitore. “Komplimentet e mia Rubinit për fitoren e kampionatit. Nuk është turne i lehtë, pasi janë 4-5 skuadra të nivelit të lartë. Nuk kemi frikë nga Rubini, jemi më mirë se ata dhe mendoj se ne do të fitojmë”, - tha Murinjo, duke iu përgjigjur një gazetari rus, nëse Interi kishte frikë. Për Juventus-Inter, ai nuk bëri asnjë koment, ndërsa i pyetur për formacionin, u përgjigj: “Ju gazetarët jeni të gjithë të zotë të gjeni formacionin para ndeshjes, kur shikoni stërvitjet nga pemët, kur flisni me informatorët tuaj. Por, as ndihmësit e mi nuk e dinë skuadrën në këto momente, e di vetëm unë. Dua të shoh nesër (sot) në mëngjes në gazeta nëse jeni të zotët të bëni formacionin, të hyni në kokën time”. Një tjetër çështje është ajo e presionit mbi skuadrën, duke qenë se ndeshja është vërtet shumë e rëndësishme. “A kam punuar në këtë aspekt? Jo. Skuadra duhet të fitojë. Jo të barazojë. Të fitojë. Dhe kaq”, ishin fjalët e Murinjos. Në fund edhe një ironi për Sandro Macolën, që ka thënë se në rast eliminimi Murinjo do të largohet nga Interi. “Çfarë bën Macola tek Interi? Mos i firmos ai çeqet?” - deklaroi trajneri zikaltër.
Nisin bisedimet për Tonin dhe Aguero
Kampioni i Serie A, Interi, raportohet se ka filluar bisedimet me gjigantin gjerman Bajern Mynih për të transferuar sulmuesin italian Luka Toni. Sipas gazetës italiane “La Gazzetta dello Sport”, Interi është rikthyer nga Toni, pasi është lodhur nga bisedimet me Lacion për sulmuesin Goran Pandev. Maqedonasi mbetet objektivi kryesor i Interit, por kontrata e tij është disi e komplikuar dhe nuk është e garantuar që presidenti i Lacios, Klaudio Lotito, do të pajtohet që ta shesë atë në janar. Ndërkohë, Interi ka filluar bisedimet edhe me Tonin, por sërish zhvillimet mund të tregohen të pavlera nëse klubi gjerman shkarkon trajnerin Luis van Gal përpara merkatos dimërore të janarit. Një trajner tjetër në stolin e ekipit gjerman do të mund të vendoste për mbajtjen e italianit. Interi është hedhur në sulm për të blerë edhe talentin argjentinas të Atletico Madrid, Aguero. Murinjos i pëlqejnë shumë karakteristikat e lojtarit dhe kërkon ta sjellë në “San Siro” për të kompletuar sulmin zikaltër. Lajmin e bën të ditur gazeta spanjolle "Mundo Deportivo", sipas së cilës, Morati po përgatit një ofertë të majme për të marrë premtimin e blerjes së tij në muajin qershor. Në këtë marrëveshje, Interi kërkon të hyjë me alternativën Quaresma, por “Colchoneros” nuk kanë për tu dorëzuar lehtë. Në garë me Interin janë edhe Chelsea e Manchester United që nuk ka gjetur ende një pasardhës të denjë të portugezit Kristiano Ronaldo.
Ky lajm është publikuar: 09/12/2009