Shpëtim Duro goditet nga kryebashkiaku i Peqinit

www.albania-sport.com - Trajneri i Besës, Shpëtim Duro, u godit me grusht nga kryetari i Bashkisë së Peqinit, Ilir Rrusha, ndërkohë që në incidentin e rëndë është përfshirë edhe zëvendëstrajneri i Shkumbinit, Klodian Dervishi.
Ngjarja e rëndë ndodhi menjëherë pas eliminimit të Shkumbinit nga kavajasit në gjysmëfinalet e edicionit të 58-të të Kupës së Shqipërisë, ku Besa fitoi 1-0 në Peqin pas barazimit 1-1 në ndeshjen e parë në Kavajë.
Sipas mediave të ndryshme, ish-trajneri i Partizanit, Duro, u godit në sy në korridorin e dhomave të zhveshjes të fushës së Peqinit, duke rënë për disa minuta pa ndjenja.
Vetë Duro, i cili synon të çojë në Kavajë për herë të dytë trofeu e Kupës së Shqipërisë, e konfirmoi zyrtarisht dhunën për televizionin “Ora News”, duke deklaruar se do të bëjë se do të bëjë kallëzim penal ndaj kryebashkiakut Rrusha dhe ndihmësit të Përparim Daiut, Dervishi, ndërkohë që dëshmitar ishte edhe trajneri i njohur Edmond Gëzdari.
Nuk është hera e parë që ndodhin incidente në fushën e Peqinit, boll të kujtojmë faktin, se dhe vitin e kaluar, kur Shkumbini u eliminua në gjysmëfinale nga Flamurtari, ultrasit bardhekaltër goditën gjyqtarët italianë dhe lajmi bëri xhiron e botës.
Ky është incidenti i dytë më i rëndë në ndeshjet Shkumbini-Besa, pasi një tjetër i tillë ndodhi në javën e 4-t të Kategorisë Superiore gjatë sezonit të kaluar, në takimin e fituar 1-0 nga peqinasit.
Ngjarjet e dhunshme, në të cilën pati edhe një gjakosje (në buzë) të mesfushorit sulmues të Besës, Bekim Kuli, pas një konfrontimi në korridoret e dhomës së zhveshjes. Incidenti u shndërrua në një skup mediatik, falë edhe shoqërimit për pak minuta të trajnerit të Besës, Ilir Daja.
Federata Shqiptare e Futbollit nisi dhe një hetim për ngjarjet në dhomat e zhveshjes gjatë pushimit të ndeshjes mes Shkumbinit dhe Besës, por më pas gjithçka u mbyll edhe më ndërhyerjen e palëve, ndërkohë që vetë Daja nuk kërkoi ta zgjaste më tej historinë.
Shkumbini, një klub që merr pjesë qysh nga viti 1994 në Kategorinë Superiore, njihet për tifozët e tij të zjarrtë, por kurrë në incidente nuk ishte përfshirë një kryetar bashkie, pavarësisht se deputeti i zonës, Dashnor Sula, njëherësh edhe një nga donatorët e skuadrës, ka pasur disa shpëthime sporadike ndaj kundërshtarëve, derisa ka kërkuar edhe publikisht falje.
Incidentet më të fundit në Peqin kishin ndodhur pas barazimit me Vllazninë kampionat (10 mars 2010), kur tifozët e irrituar pas ndeshjes goditën me gurë autobusin e shkodranëve, duke rrezikuar jetën sportistëve dhe të zyrtarëve të klubit verior.
Burimi: Albania-sport.com
Kliko per te na ndjekur ne Twitter
E Merkure, 07 Prill 2010
Shto dhe ti komentin tend Emri dhe e-maili