E Shtunë, 31 Tetor 2026

Romela Begaj, nënkampione e Europës

Një paraqitje fantastike, ajo që ka bërë sot peshëngritësja shqiptare, Romela Begaj, e cila arriti të shpallet nënkampione europe në kampionatin e peshëngritjes që po zhvillohet në Minsk të Bjellorusisë. Peshëngritesja shqiptare, autore e një performance të shkëlqyer në peshën 58 kilogramë, ka arritur të ngrejë plot 207 kilogramë, duke merituar edhe tre medalje të argjenda. Ky është një sukses vërtet i madh për sportisten, e cila me arritjen e saj ka bërë që të fitojë tutullin e nënkampiones së Europës. Kampionati i peshëngritjes është duke u zhvilluar në Minsk të Bjellorusisë nga datat 2-13 prill.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›