Liga e Kampionëve, Bayern dhe Lyon shkojnë në gjysëmfinale

Bayern Munich dhe Lyon janë dy skuadrat të cilat kalojnë në gjysëmfinalen e Ligës së Kampionëve. Manchester Unitedi dhe Bayern Munich janë takuar në Teatrin e ëndrrave për të zhvilluar ndeshjen kthyese të çerekfinales së Ligës së Kampionëve, e cila përfundoi me fitoren e Djajve të Kuq me rezultat 3-2, mirëpo ky rezultat i dërgon bavarezët në gjysmëfinale falë një goli më shumë të shënuar në terrenin mysafir. Takimi i parë i zhvilluar në Allianz Arena përfundoi me rezultat 2-1 në favor të Bayernit, ndërsa ndeshja e të mërkurës mbrëma në Old Trafford i takoi skuadrës vendase, e cila fitoi me rezultat 3-2, megjithatë me rezultat të barabartë 4-4, në gjysmëfinale u kualifikua skuadra gjermane.
Ndërsa Bordeaux i cili priti skuadrën e Lyonit në ndeshjen kthyese çerekfinale të Ligës së Kampionëve, duke e mposhtur me rezultat minimal 1-0 që nuk mjaftoi që 'les Girondins' të kualifikohen më tej. Bordeaux ishte skuadra më e mirë gjatë pjesës më të madhe të takimit duke shtruar dominimin e vet për shkak të rezultatit jo të favorshëm nga ndeshja e parë.