E Shtunë, 31 Tetor 2026

Duro: Do bëj denoncim për Ilir Rrushën

Trajneri i ekipit të Besës Shpëtim Duro në një prononcim për "Ora News" ka sqaruar edhe incidentin e ndodhur në Peqin pas ndeshjes Shkumbini-Besa. Sipas tij ai është qëlluar nga kreu i bashkisë së Peqinit Ilir Rrusha dhe nga zëvendëstrajneri i Shkumbinit Klodian Dervishi dhe theksoi se do të bëjë kallzim penal ndaj tyre. Ai shtoi gjithashtu se është goditur nga këta të fundit në korridoret e stadiumit duke theksuar se dëshmitarë të ngjarjes kanë qënë edhe trajneri Edmond Gëzdari dhe policia.
Incidenti ndodhi pasditen e sotme pas përfundimit të takimit të gjysmëfinales së Kupës së Shqipërisë mes Besës dhe Shkumbinit, takim i cili përfundoi me rezultatin 0-1. Trajneri i Besës Shpëtim Duro është goditur me grusht dhe për pasojë ka marrë dëmtim në sy. Në ndeshjen e sotme ekipi i Besës u kualifikua për në finalen e Kupës së Shqipërisë.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›