E Diel, 1 Nëntor 2026

Kupa e Shqipërisë, Besa kualifikohet në gjysmëfinale

Besa eshte kualifikuar per ne gjysmefinalet e Kupes se Shqiperise, megjithese eshte mundur 4-2 nga Tirana ne ndeshjen e kthimit te zhvilluar ne “Selman Stermasi”. Fitorja 2-0 ne takimin e pare i ka bere qe skuadra e drejtuar nga Shpetim Duro te vazhdoje rrugen ne kompeticionin e dyte per nga rendesia ne futbollin shqiptar. Mund te ndjeje keqardhje Tirana, e cila megjithese e ka cuar rezultatin ne 4-0 eshte ndeshkuar me dy gola dhe ne te njejten kohe ka hequr dore perfundimisht nga objektivi i mbetur i ketij sezoni. Ndeshja ka nisur vrullshem per Tiranen, e cila eshte hedhur menjehere ne sulm ne kerkim te golit te avantazhit.

Plaku do te regjistronte mundesine me te mire per te shenuar, por gjuatja e tij me koke do te ndalej nga portieri Shehi. Megjithe perpjekjet e shumta te bardhebluve te kryeqytetit, pjesa e pare do te mbyllej me rrjeta te paprekura. Fraksioni i dyte nis mire per vendasit qe iu duhet pak me shume se 1 minute loje per tre kaluar ne epersi. Ahmataj do te dergonte topin ne rrjete, duke ndezur shpresat e skuadres se tij per t’u kualifikuar. Goli i jep zemer Tiranes qe dy minuta me pas do te dyfishonte me Plakun, qe goditi sakte me koke pas harkimit te Abilaliaj nga e djathta. Besa e ka te veshtire te dale nga shoku dhe ne minuten e 50-te dob te pesonte dhe golin e trete. Plaku fiton nje 11-metersh, i cili do te ekzekutohej sakte nga Lila.

Tirana nuk ndalet dhe do te realizonte golin e katert me Ahmataj, duke dhene pershtypjen se gjithcka ishte mbyllur me suksesin e bardhebluve. Por nuk ndodh keshtu. Xhafaj do te fitonte nje 11-metersh per Besen, nderkohe qe Mancaku nga pika e penalltise do te ngushtonte rezultatin dhe do te kthente ne loje kavajasit. Por surpriza e Beses do te vinte ne minuten e 80-te. Xhafaj do te perfitonte nga nje gabim i portierit Nallbani per te shenuar golin e dyte qe do te kualifikonte skuadren e tij per ne gjysmefinalet e Kupes se Shqiperise.

Nertan Prifti < I mëparshmi

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›