PS, Kodheli: Kutitë duhet të hapen
Mimi Kodheli, zedhenese e kryesise se PS-se tha se pas vizites se delegacionit te Keshillit te Europes, opozita nuk eshte terhequr nga kerkesa e saj per hapjen e kutive.
"Në emër të Partisë Socialiste, dëshiroj të ritheksoj edhe njëherë qëndrimin tonë në raport me krizën politike që ka mbërthyer Shqipërinë. Partia Socialiste i qëndron besnike kauzës së transparencës së zgjedhjeve të 28 qershorit. Kjo transparencë mund të arrihet thjesht e vetëm përmes një hetimi të plotë e të hollësishëm të procesit zgjedhor, pjesë e domosdoshme e të cilit duhet të jetë hapja e kutive të votimit dhe shqyrtimi i materialeve zgjedhore që gjenden aty. Hetim pa hapjen e kutive nuk ka e nuk mund të ketë. Për këtë arsye nuk mund të ketë as zgjidhje të krizës, në rast se Partisë Socialiste i mohohet me pa të drejtë, kjo e drejtë elementare kushtetuese.Siç kanë theksuar disa herë edhe miqtë tanë ndërkombëtarë, as qeveria dhe sidomos as Sali Berisha nuk ka pse të kenë frikë nga hapja e kutive. Mbi të gjitha, nëse ata janë të bindur për standardet e zgjedhjeve, Berisha duhet të ishte i pari që të pranonte hapjen e kutive si garanci për transparencën e zgjedhjeve.
Kjo është e mundur, ligjërisht dhe kushtetutshmërisht. Mjafton që Sali Berishës t’i dalë frika nga hapja e kutive", deklaroi Mimi Kodheli, PS.
Dorian Kodra < I mëparshmi