E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kupa e Shqiperise Dinamo gjysmefinalistja e katert

Dinamo i bashkohet skuadrave gjysëmfinaliste të Kupës së Shqipërisë. Dramatike ndeshja në “Qemal Stafa” mes Dinamos dhe Shkumbinit, e zgjidhur vetëm pas goditjeve të 11 metërshave. Blutë kryeqytetas, duhet të përmbysnin humbjen 2-1 të ndeshjes së parë në Peqin, por janë befasuar në minutën e 16-të, kur miqtë kalojnë në avantazh me Gërbovic.

Nuk dorëzohet Dinamo që arrin të barazojë në minutën e 62 me Orelesin, ndërsa golin e fitores, që e con ndeshjen në kohët shtesë, e më pas me 11 metërsha, e realizon në minutën e tretë shtesë Sekseni. Goditjet e penalltive kanë qenë vendimtare dhe i kanë dhënë Dinamos kualifikimin, me rezultatin 9-8. Mbeten kështu në garë për këtë trofe blutë e kryeqytetit, që në kampionat po përjetojnë kohë të vështira.

Ne mesdite jane mesuar nderkaq edhe tre skuadrat e tjera gjysmefinaliste. Jashte ka dalë Skënderbeu qe pretendon per titull ne nje kohe qe Besa, Tirana e Vllaznia kanë kaluar këtë tur çerekfinal. Çiftet gjysmëfinaliste tashmë do të përcaktohen nga shorti i lirë, që do të hidhet në ditët e ardhshme nga FSHF-ja.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›