E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dy te vdekur ne aeroportin e Frankfurtit. Arrestohet kosovari

Një ushtar dhe shoferi i autobusit që transportonte trupat amerikane janë vrarë në aeroportin e Frankfurtit, pasi një person hapi zjarr kundër automjetit. Dy të tjerë raportohet se kanë marrë plagë serioze. BBC njofton se një i dyshuar 21- vjeçar nga Kosova është arrestuar nga policia pas të shtënave në hyrje të teminalit 2 në aeroportin e dytë më të madh të Europës, sic është ai Frankfurtit. Për momentin, media gjermane vetëm ka ngritur dyshime, pasi nuk vërtetohet nëse bëhet fjalë për një akt terrorist.

Ministri i Brendshëm i Kosovës, Bajram Rexhepi ka konfirmuar për agjencinë e lajmeve Associated Press se policia gjermane e ka identifikuar të dyshuarin si Arif Uka, qytetar i Kosovës nga qyteti i Mitrovicës. I dyshuari gjendet në paraburgim.
Ministri I Brendshëm gjerman për shtetin e Hesses, Boris Rhein ka theksuar se nuk mund të thuhet nëse incidenti lidhet me terrorizmin, në këtë fazë të hetimeve.

Zëdhënësi i policisë Jurgen Linker i ka thënë gazetës gjermane, “Die Welt” se incidenti duket se ka ndodhur brenda autobusit.Komanda e ushtrisë së Shteteve të Bashkuara nuk ka dhënë ende asnjë koment për ngjarjen, por ka njoftuar se po merr të dhëna.

Sipas reporterit të BBC-së në Berlin, aeroporti i Frankfurtit nuk ndodhet larg nga baza ajrore e Ramstein, e cila është edhe selia qendrore e Forcave ajrore amerikane në Europë.

Marsin e kaluar, katër islamistë u dënuan për komplotimin e një sulmi me bombë nga kësaj baze ajrore. Ndërkohë, gjermania ka shtyrë edhe për nj vit afatin e misionit të 4860 ushtarëve të saj në Afganistan, gjë që shihet si arsye e mundshme pse objektet ushtarake në këtë vend mund të jenë shënjestër e terroristëve.

Juli Prifti
Azhornuar së fundi ( e mërkurë , 02 mars 2011 )

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›