Kupa e Shqiperise Kamza nje hap prane kualifikimit
Tirana Laci Skenderbeu Flamurtari Vllaznia dhe Bylisi jane te kualifikuarat e para Bardheblute jane e vetmja skuader me pike te plota
Faza e cerekfinaleve te Kupes se Shqiperise tashme duket se e ka marre formen e saj edhe pse nuk kane perfunduar ende ndeshjet ne grupe. Deri me tani Tirana Laci Skenderbeu Flamurtari Vllaznia dhe Bylisi jane te kualifikuarat e para
Grupi A
Ne Grupin A Tirana dhe Laci jane te kualifikuarat mes 8 ekipeve me te mira te ketij aktiviteti. Skuadra bardheblu shenoi fitoren e peste duke mundur ne sfiden e radhes Shkumbinin ne fushen e ketij te fundit me rezultatin 3-2 dhe eshte e vetmja skuader me pike te plota. Ne ndeshjen tjeter Laci barazoi me Apolonine 0-0 por kjo pike i mjaftoi kesaj skuadre per te siguruar vendin e dyte.
Grupi B
Sa i perket grupit B duhet thene se eshte i vetmi qe ka ende dyshime per percaktimin e skuadrave te kualifikuara. Ne te vertete te gjitha pikepyetjet jane per vendin e dyte qe do te diskutohet mes Teutes dhe Kamzes megjithese Pogradeci akoma nuk mund te perjashtohet. Nga ana e vet Flamurtari u kualifikua si skuadra kryesuese edhe pse ne javen e peste barazoi me Kamzen 0-0 ndersa Teuta shenoi fitoren e pare duke mundur Pogradecin 2-0.
Grupi C
Ne Grupin C te kualifikuarat per ne cerekfinale te Kupes se Shqiperise jane Skenderbeu dhe Kastrioti. Skuadra korcare mundi ne ndeshjen e radhes Besen me rezultatin 3-0 duke u ngjitur edhe ne krye te grupit me 12 pike. Ndersa Kastrioti barazoi me Luftetarin ne Gjirokaster 3-3 dhe mban vendin e dyte me 10 pike.
Grupi D
Ne grupin D surpriza e vetme eshte Bylisi qe edhe pse jane luajtur plot pese ndeshje ka arritur te ruaje ritmin e Vllazninse. Deri me tani keto dy skuadra mbajne vendin e pare dhe te dyte ne grup pasi kane kuote te njejte pikes 13. Dje te dyja keto ekipe bene detyren pasi munden qe te marrin fitoren e radhes. Vllaznia mundi Elbasanin ne Shkoder 3-1 nderkohe qe Bylisi mundi Dinamon ne kryeqytet.
Grupi A
Renditja Pike -/-
Tirana 15 12-4
Laci 8 7-4
Apolonia 4 6-12
Shkumbini 1 8-14
Grupi B
Renditja Pike -/-
Flamurtari 10 6-2
Teuta 6 3-2
Kamza 6 3-4
Pogradeci 4 4-8
Grupi C
Renditja Pike -/-
Skenderbeu 12 9-4
Kastrioti 10 12-7
Luftetari 7 9-10
Besa 0 1- 10
Grupi D
Renditja Pike -/-
Vllaznia 13 15-5
Bylisi 13 11-4
Elbasani 3 7-15
Dinamo 0 5-14