EL: Eliminohet Fulhami

Klubi anglez, Fulham është eliminuar në mënyrë të pa besueshme nga Europa League, pasi kishte epërsinë prej 2-0 ndaj Odenses, duke lejuar që ndeshja të përfundonte me rezultat 2-2 dhe që Wisla me fitore ndaj Twentes të kualifikohet tutje.
Schalke shënoi fitore të lartë prej 3-0 ndaj Maccabi Haifas, përderisa Steaua e shfrytëzoi këtë duke u kualifikuar me një fitore prej 3-1 në shtëpi ndaj AEK Larnacas, ndodhi kjo në Grupin J.
Në Grupin K ndodhi çudia. Fulhami pas pjesës së parë kishte epërsinë prej dy golave me anë të Dempseyt (27’) dhe Frei (31’), por kjo nuk u pëlqeu danezëve të Odenses. Fillimisht Andreasen (64’) dhe më pas në minutat shtesë Fall shënoi për 2-2 dhe barazimin eliminues të Fulhamit.
Nga ana tjetër me 9 pikë shtë kualifikuar tutje Wisla Krakow pasi mposhti në shtëpi Tëenten me rezultat 2-1 dhe duke lënë jashtë EL klubin anglez Fulham me vetëm tetë pikë.