De Biazi zyrtarisht trajneri i kombetares shqiptare

Xhani De Biazi është edhe zyrtarisht trajneri i ri i Shqipërisë. Prezantimi i tij në Tiranë do të bëhet ditën e hënë.
Italiani 55-vjeçar ka firmosur sot kontratën dyvjeçare me Federatën Shqiptare të Futbollit (FSHF), kontratë e cila parashikon që De Biazi do të jetë në stol deri në dhjetor të vitit 2013.
Italiani do të përfitojë diçka më shumë sesa paraardhësi i tij, Josip Kuzhe, ndërsa gjithçka u bë e mundur me ndërmjetësimin e menaxherit Sokol Haxhiaj.
Trajneri i ri do të ketë stafin e tij, pra ndihmës italianë, me të cilët ka punuar edhe më parë, ndërsa parimisht kishte thënë “po” që dy javë të shkuara, por në këtë periudhë u diskutuan hollësitë e kontratës.