Vlore Shqiperia do te organizoje per here te pare Boterorin e Aeronautikes
Per here te pare ne historine e aeronautikes shqiptare nje kampionat boteror i hedhjes me parashute do te zhvillohet ne vendin tone. Nje marreveshje e bere mes Federates Shqiptare te Aeronautikes dhe Federates Nderkombetare te ketij sporti FAI do te sjelle pilotet me te mire te kesaj kategorie ne vendin e shqiponjave. Aktiviteti eshte pagezuar me emrin Albania Open dhe do te zhvillohet vitin e ardhshem ne Vlore nga datat 8 deri ne 12 maj. Ky eshte nje sukses i sporteve te ajrit ne Shqiperi per vete faktin se nje eveniment i tille nuk eshte gjykuar asnjehere me pare si i perballueshem nga vendi yne. FAI i ka dhene te drejten Aeronautikes shqiptare qe te organizoje per here te pare nje boteror ne fluturimet e lira Ne kete menyre nga 100 pilote qe merrnin pjese ne aktivitetet aktuale kjo do ta coje numrin ne 200 pilote nga e gjithe bota. Federata Shqiptare e Aeronautikes eshte unike ne llojin e saj pasi bashkon dy shtete te pavarura sovrane Kosoven dhe Shqiperine.