Shqiptaret e Lacios kalojne nje moment pozitiv
Një atmosferë pozitive po rrethon aktualisht shqiptarët tek Lacio. Lorik Cana ndihet i lumtur pas golit të shënuar të shtunën në Leçe dhe paraqitjes së mirë në fushën e lojës, ndërsa drejtori sportiv, Igli Tare, ndihet krenar për blerjen e Mirosllav Kloses.
Cana falenderoi tifozët për mbështetjen e dhënë edhe pse ai kaloi një periudhë të vështirë përshtatjeje në klubin kryqytetas të Italisë. “Falenderoj tifozët, - u shpreh ai, - ndërsa në asnjë moment nuk mendova të largohesha. Lacio është një ekip i madh ku ka vend për të gjithë”.
Shqiptari kujton se edhe në Francë, ku u bë idhull, iu deshën 8 muaj që të përshtatej dhe 4 sezone të kaluar me vështirësi. Trajneri Reja do ta hedhë në fushë sonte në ndeshjen e Ligës së Europës ndaj Sportingut të Lisbonës.
Ndërkaq, Tare është i lumtur për Klosen, që ka shënuar 8 gola në 13 ndeshje në Serinë A këtë sezon, ndërsa për Bajernin pat shënuar 24 gola në 4 vjet. “Ndihem krenar për blerjen e Kloses, - u shpreh Tare, - ia kemi vënë nofkën “Klose Perandori”. Ai ka mentalitet absolutisht fitues”.
Ndërkaq, në Gjermani, Altin Lala kthehet në fushën e lojës sonte në Ligën e Europës. Hanover do të presë Vorsklën e Poltavës dhe në skuadrën ukrainase do të jenë në fushë edhe mbrojtësi i kombëtares shqiptare, Armend Dallku dhe sulmuesi Armend Januzi. Pra 3 shqiptarë së bashku në një fushë futbolli në Europa League. Së fundi, Hanoveri mund të marrë lojtarin me origjinë kosovare, Enis Alushi në radhët e veta. 26-vjeçari që mban numrin 5 si Zinedin Zidan, po luan shumë mirë tek Paderborni.