Gadafi: Mediat e huaja nxitën dhunën në Libi

Lideri i libisë Muammar Gheddafi është rishfaqur në publik në Tripoli, i rrethuar nga mbështetësit e tij. Fjalimi i Gedafit është transmetuar direkt nga televizioni shtetëror. “ E ardhmja e Libisë është në duart e popullit të Libisë dhe se ai s`ka për të hequr dorë nga asgjë” ka thënë Gadafi. “Libia, tha ai, do të thotë liri, lavdi dhe pushtet. Ndërsa serketari i përgjithshëm i Ligës Arabe, Amr Mussa, e ka përkufizuar tragjike situatën në vend. “Nuk duhet të pranojmë këtë situatë e duhet të mbështesim popullin e Libisë që po vuan shumë në rrugën e tij drejt lirisë”- ka dekalruar ai. Lideri i libisë Moammar Gadhafi iu adresua mbështetësve të tij në Tripoli të mërkurën pavarësisht kritikave të ndërkombëtareve për regjimin e tij dhe për situatën e krijuar në vend. gadhafi permendi si shkak, problemet e ish te burgosurve në burgun e Guantanamos, që u dërguan në Libi dhe më pas u liruan nga autoritetet e Libisë, pasi u premtuan reforma të reja. Gjithesesi, tha Gedafi, ata janë anëtarë të celulave të Al Kaedës. Në fjalimin e tij, Gedafi trajtoi disa tema ndërsa tha se njerëzit e Libisë kanë pushtetin në vend, duke shpjeguar se ai dhe te tjerët ua dhuruan atë në 1977. Disa orë më herët se të niste fjalimin, anëtarë të opozitës lajmëruan marrjen e kontrollit në qytetin Al Brega, në lindje të libisë. Ky qytet është shtëpia e rafinerisë së naftës. Ndërkaq televizioni libian raportoi se ngjarja ishte organizuar për të kujtuar 34 vjetorin e pushtetit të popullit. Dëshmitarët nga vendi i ngjarjes pohojnë se më herët avionët luftarakë kanë sulmuar qytetin e Axhabijas në lindje të vendit, që kontrollohet nga forcat kundër Gadafit. Forcat anti-Gadafi kontrollojnë pjesën më të madhe të pjesës lindore të vendit, ndërsa Gadafi mbetet i pozicionuar në Tripoli dhe po kundërsulmon.