E Shtunë, 31 Tetor 2026

Teheran, policia përdor dhunë ndaj demonstruesve

Në kryeqytetin iranian policia ka përdorur gaz lotsjellës dhe shkopinj gome kundër mijëra demonstruesve, të cilët kërkonin lirimin e liderëve të opozitës Mir Hussein Mussavi dhe Mehdi Karrubi.

Sipas informacioneve të dëshmitarëve dhe faqeve të internetit të afërta me opozitën, forcat e policisë kanë ushtruar dhunë të pashembullt ndaj demonstruesve, madje janë dëgjuar edhe të shtëna, ndërsa gazetarët perëndimorë nuk lejohet të raportojnë direkt nga demonstrimet.

Sipas të dhënave të opozitës, në fundjavë Mussavi dhe Karrubi janë marrë nga banesat e tyre, pasi kishin qendruar për dy javë në arrest shtëpie. Shumë qeveri dhe politikanë perëndimorë kanë kërkuar lirimin e udhëheqësve të opozitës.

Dëshmitarë nga Teherani raportojnë se ka patur përleshje ndërmjet protestuesve dhe forcave të sigurisë të martën, në rrugët kryesore të kryeqytetit iranian.

Manifestuesit përkrahin dy liderët kryesore të opozitës në vend. Përleshje të rënda janë rejgistruar edhe përpara universitetit të Teheranit si dhe në rrugë e sheshe të tjera, ndërsa protestuesit thërrisnin "vdekje diktatorit” dhe " Khamenei është një vrasës” .

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›