E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kupa e Shqiperise, asnje surprize

/* */

Sot u luajtën ndeshjet e para të turit të parë të Kupës së Shqipërisë.

Ekipet e Kategorisë Superiore luajtën me lojtarët më pak të aktivizuar në kampionat, kështu që dhe disa nga ndeshjet prodhuan rezultate të ngushta.

Në grupin A, shtatë fitore të ekipeve mike, por jo pa vuajtje: kampioni Skënderbeu fitoi 2-1 me Tërbunin në Pukë, Vllaznia fitoi 3-2 me Butrintin në Sarandë.

Në grupin B, bilanci ofron dy fitore të vendasve dhe pesë të miqve nga Superliga.

Rezultatet më të thellë i arriti Bylisi qe fitoi 6-1 me Ilirine ne Fushe-Kruje dhe Apolonia, që fitoi 5-1 me Gramozin në Ersekë.

Vlora-Dinamo nuk u luajt.

Ndeshjet e kthimit do të zhvillohen, më datë 28 shtator 2011 ora 15:30.

Dy turet paraeliminatore, me pjesëmarrjen e Tërbunit, Luzit, Partizanit dhe Sukthit në grupin A dhe Bilishtit, Përmetit, Perranjasit dhe Tepelenës në grupin B, kualifikuan ekipet e Tërbunin (nga grupi A) dhe Bilishtin (nga grupi B).

Pas përfundimit të ndeshjeve të turit të parë, 16 skuadrat fituese të 16 çifteve, në turin e dytë do të ndahen në katër grupe (A, B, C, D) me nga katër skuadra, me të njëjtën skemë që funksionon dhe Liga e Kampioneve.

Në turin e tretë, dy skuadrat e renditura të parat në grupet A, B, C dhe D, do të ndahen në dy grupe A dhe B, të përbëra me nga katër skuadra. Skuadrat e renditura në vendin e parë dhe të dytë të grupit A dhe B do të kualifikohen për në turin gjysmëfinal.

Për përcaktimin e çifteve gjysmëfinaliste do të hidhet short i lirë mes katër ekipeve të kualifikuara. Finalja e edicionit të 60-të të Kupës së Shqipërisë do të zhvillohet, më 17 maj 2012.

Partizani është ekipi që e ka fituar më shumë Kupën e Shqipërisë, 15 herë, i ndjekur nga Tirana (14) dhe Dinamo (13), këto dy të fundit diskutuan edicionin e fundit, ku fituese doli Tirana, e drejtuar asokohe nga kroati Misho Krstiçeviç.

Përveç tri skuadrave të kryeqytetit trofeun e kanë fituar dhe Vllaznia (6 herë), Teuta (3), Flamurtari (3), Besa (2), Elbasani (2), Apolonia (1).

Kupa e Shqipërisë
Turi I, 21 shtator 2011

GRUPI A
Tërbuni-Skënderbeu    1-2
Shënues: Udeke 70’/ Allmuça 6’, 8’

Butrinti-Vllaznia    2-3
Shënues: Rugji 9’, Alzeneli 45’/ Gjini 11’, Erkoçeviç 60’, Dani 75’

Himara-Tirana        0-3
Shënues: Bala 36’, 52’ (p), 70’

Gramshi-Kastrioti    1-2
Shënues: Çekrezi 30’/Plaku 31’, Xhihani 91’

Burreli-Shkumbini    2-1
Shënues: Allmeta 52’, Radaj 76’/ Lluca 25’ (p)

Ada-Pogradeci        1-2
Shënues: Doçi 37’/ Balla 2’, Baze 75’

Lushnja-Kamza        2-1
Shënues: Allkanjari 53’, Topi 72’/ Oladotun 51’

Besëlidhja-Besa        0-2
Shënues: Hasa 53’, Dushku 78’

GRUPI B

Bilishti-Flamurtari    1-4
Shënues: Fifo 55’/ Shehaj 7’, 60’, Kuqi 12’, Begaj 35’

Skrapari-Laçi        0-3
Shënues: Jushi 26’, Ferra 30’, Zefi 55’

Iliria-Bylis        1-6
Shënues: Doçi 60’/ Uashington 10’, 42’, Rrapaj 25’, Ristevski 29’, Kelmendi 48’, Hajdari 70’

Kukësi-Teuta        1-1
Shënues: Pashaj 71’/ Metani 50’

Vlora-Dinamo (nuk u luajt)

Luftëtari-Tomori        1-0
Shënues: Mersini 44’

Gramozi-Apolonia        1-5
Shënues: Kita 32’/ Agastra 26’, 70’, Gërxho 56’, 85, Jovani 89’

Mamurrasi-Elbasani    1-0
Shënues: Shima 3’

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›