Rënia e lirë e Kombëtares,humbet 14 vende në FIFA

/* */
Gazeta "TELEGRAF" - DY HUMBJET, ajo dinjitoze me Francën (2-1) në “Qemal Stafa”, si dhe tjetra e turpshme me Luksemburgun (2-1) në “Josy Barthel”, të vlefshme për eliminatoret e Kampionatit Europian 2012, i kushtuan Shqipërisë 14 vende të zbritura dhe -72 pikë në renditjen botërore të FIFA-s për muajin shtator 2011.
Kombëtarja shqiptare mori një dhuratë të “keqe” nga qeveria e futbollit botëror, duke u renditur në vendin e 71-të (474 pikë) nga ai i 57-të (576 pikë) që ishte një muaj më parë (gusht 2011). Kjo është renditja e dytë më e keqe gjatë këtij viti, pasi në muajin mars ndodheshim në pozicionin e 73-të, por ja vlen të kujtojmë se në janar klasifikoheshim në vendin e 64-t. Gjithsesi, ky vit futbollistik prodhoi edhe rekordin absolut të kuqezinjve, vendin e 50-të të arritur në periudhën prill-maj 2011, e që ndikoi edhe në pozicionim e Shqipërisë në vazon e katërt gjatë hedhjes së shortit paraeliminator të Botërorit “Brazil 2014”. Në botë, Shqipëria ndodhet midis Irlandës së Veriut (e 70-ta) dhe Finlanda (e 72-ta). Kuqezinjtë ranë dhe në renditjen specifike europiane: nga vendi i 32-të, në të 36-in, po të vendosur si “sanduiç” midis Irlandës së Veriut dhe Finlandës.
RIVALËT
Parashikimi për muajin tetor është edhe më i zymtë, pasi kuqezinjtë do të përballen me Francën në Paris (11 tetor) dhe Rumaninë në Tiranë (15 tetor), me të dyja skuadrat që do të luftojnë për dy vendet e para, nisur edhe nga prania e fuqishme e Bosnjës. Franca pas fitores me Shqipërinë dhe barazimin me Rumaninë (0-0) është ngjitur 3 vende, tani e 12-ta (956 pikë). Bosnjë-Hercegovina ka bërë dhë kapërcimin më të madh, +17 vende duke u shndërruar në një fuqi botërore: e 22-ta (839 pikë). Rumania renditet e 49-ta (+5 vende, 584 pikë); Bjellorusia ka humbur 15 vende, e 56-ta me 554 pikë. Luksemburgu, pas fitores me Shqipërinë është ngjitur 14 vende (i 114-ti, 284 pikë, +73 pikë bonus), duke regjistruar pozicionin më të mirë në historinë e tij nga prilli i vitit 1996, kur renditej në vendin e 93-të.
BALLKANI
Nga 11 skuadrat Kombëtare të shteteve që formojnë Gadishullin Ballkanik, Shqipëria lë pas vetëm Maqedoninë, madje me 23 vende. Fqinjët tanë poziciohen në vendin e 94-t (366 pikë) në FIFA, teksa kanë humbur 4 vende, pavarësisht se kanë marrë një bonus prej +8 pikësh. Ekipi më i mirë në Ballkan është Kroacia, që bën pjesë edhe në Top-10 në botë. Kroatët renditen të nëntët në FIFA dhe janë skuadra e shtatë më e mirë në Europë. Me radhë renditen Greqia (11 në FIFA, 8 në UEFA); Serbia (21/13); Bosnjë-Hercegovina (22/14); Mali i Zi (26/17); Turqia (27/18); Sllovenia (33/21); Rumania (49/27); Bullgaria (55/29); Shqipëria (71/36) dhe Maqedonia (94/43). Ajo që të lë një përshtypje negative është fakti, se na lanë pas, madje shumë, ekipe të tilla si Bosnjë-Hercegovina, e themeluar në vitin 1998 dhe Mali i Zi, kombëtarja e të cilit e ka zhvilluar ndeshjen e parë në vitin 2007.
SHQIPËRIA
RENDITJET NË VITIT 2011
Shtator 2011 71
Gusht 2011 57
Korrik 2011 59
Qershor 2011 59
Maj 2011 50
Prill 2011 50
Mars 2011 73
Shkurt 2011 66
Janar 2011 64
BALLKANI
FIFA UEFA SHTETI PIKË +/- Bonus
9 7 Kroacia 1057 +1 +48
11 8 Greqia 1000 +3 +63
21 13 Serbia 855 +8 +71
22 14 Bosnjë-H. 839 +17 +183
26 17 Mali i Zi 777 -7 -98
27 18 Turqia 754 -3 -57
33 21 Sllovenia 732 -10 -84
49 27 Rumania 584 5 +26
55 29 Bullgaria 558 -4 -28
71 36 SHQIPËRIA 474 -14 -72
94 43 Maqedonia 366 -4 +8
GRUPI D
FIFA UEFA SHTETI PIKË +/- Bonus
12 9 Franca 956 +3 +38
22 14 Bosnjë-H. 839 +17 +183
49 27 Rumania 584 5 26
56 30 Bjellorusia 554 -15 -91
71 36 SHQIPËRIA 474 -14 -72
114 46 Luksemburgu 284 +14 +73
50
është pozicioni më i mirë historik i Shqipërisë në ranglistën e FIFA-s, i arritur në prill të vitit 2011.
124
është pozicioni më i ulët historik i Shqipërisë në ranglistën e FIFA-s, i arritur në gusht të vitit 1997.
89
është mesatarja e pozicionit të Shqipërisë në renditjen e FIFA-s nga krijimi i saj në vitin 1933 deri më sot.