E Diel, 1 Nëntor 2026

Salihi tripletë, Nuhiu kompleton pokerin

/* */

Hamdi Salihi realizoi tre gola në fitoren 4-1 të Rapidit të Vjenës kundër ekipit të Bad Voslau, i Landesligës së Austrisë së Poshtme (kategoria e katërt), takim i vlefshëm për turin e dytë të Kupës së Austrisë. 
Sulmuesi shkodran shënoi në minutat 9, 12 (penallti) dhe 72.
Goli tjetër (i treti i takimit në të 30’) u shënua nga sulmuesi tjetër shqiptar, Atdhe Nuhiu. 
Me tetë gola në dy ndeshe, Salihin është golashënuesi më i mirë në këtë kompeticion, pasi në takimin kundër Lask Junior shënoi pesë gola brenda 90 minutave.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›