Skënderbeu-Shkumbini 3-1, shpëton Duro

/* */
Skënderbeu regjistroi fitoren e parë sezonale, duke mposhtur 3-1 një Shkumbin modest, por të shoqëruar me dëmtimet e Radasit dhe Sulejmanoviçit si dhe kartonin e kuq të Bicajt.
Kampionët në fuqi goditën shtyllën në minutë e shtatë me anë të Daniel Xhafajt, ndërkohë që në të 16’, Dorian Kërciku realizoi golin e parë të ndeshjes, të parin e Skënderbeut për këtë sezon dhe të parin e tij me fanellën korçare.
Krotati Davor Bratic pas një asisti të kapitenit Shkëmbi dyfishoi rezultatin në minutën e 18-të, duke dhënë sinjalin e një goleade korçare.
Në minutën e 32-të, Markos Radas pësoi një goditje në kokë, duke mbetur i shtrirë në fushë i gjakosur, aq sa u desh ndërhyrja e ambulancës për ta çuar kroatin në spitalin e Korcës.
Në të 33’, një tjetër shtyllë e Daniel Xhafajt, i cili ende nuk e ka shjuar golin me Skënderbeun në tre takimet e para.
Në minutën e parë të pjesës së dytë, u dëmtua edhe Sulejmanoviç, i cili në pjesë e parë kishte zëvendësuar Radasin.
Trajneri Shpëtim Duro hodhi në fushë Renato Arapin.
Në minutën e 67-të, portieri Orges Shehi pati një kontakt me Roland Dervishin e Shkumbinit. Peqinasi shkurton diferencën nga pika e bardhë.
Në minutën e 80-të, mbrojtësi i Skënderbeut, Ditmar Bicaj u largua me karton të kuq paas një prekjeje të topit me dorë, ndërkohë që në minutën e 93-të, Xhafaj shënoi një gol të anuluar nga gjyqtari për një prekje me dorë të Ramadanit, dhe nga pika e bardhë realizoi kapiteni Shkëmbi.
Tri pikët dhe tre golat e parë të Skënderbeut këtë sezon, një fitore me shumë vlera sidomos për trajnerin Shpëtim Duro.